
Përshkallëzimi është raportuar një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se grupi i tij i fuqishëm tashmë është përfshirë në luftimet e pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael.
Ai ka kërcënuar me përshkallëzim të mëtejmë nëse Izraeli e intensifikon luftën në Gazë me grupin militant Hamas, i cili është aleat i Hezbollahut.
Nasrallah ka thënë se Hezbollahu është i përgatitur për të gjitha mundësitë.
Hezbollah ka thënë përmes një deklarate se luftëtarët e tij kanë sulmuar të paktën gjashtë pika izraelite në kufi, duke thënë se janë përdorur “raketa dhe armë të mjaftueshme”.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në anën tjetër, ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, tanket dhe artileria kanë gjuajtur drejt burimeve të sulmit në anën e Libanit dhe i kanë shënjestruar depotë e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut.
Shkëmbimi i zjarrit mes dy palëve ka nisur pas sulmeve të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, duke i lënë të vdekur mbi 1.400 civilë.
Qysh atëherë, Izraeli i ka nisur sulmet në Gazë, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 9.000 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.