
Sipas shifrave qeveritare të Pakistanit, rreth 4.4 milionë refugjatë afganë jetojnë në Pakistan, dhe 1.7 milion prej tyre janë pa dokumente valide.
Pakistani ka njoftuar muajin e kaluar se do të kryejë dëbime masive të refugjatëve afganë pa dokumente, vendim që është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.
Ministria e Brendshme e Pakistanit ka thënë të shtunën se mbi 200.000 refugjatë afganë janë dëbuar prej Pakistanit prej nisjes së fushatës.
Sipas disa zyrtarëve pakistanezë, mbi 90 për qind e refugjatëve janë duke u nisur vullnetarisht drejt Afganistanit.
Refugjatët ilegalë nuk gëzojnë mbështetje financiare.
Pakistani ka dhënë urdhër për dëbime disa muaj pas tensioneve me udhëheqësit talibanë në Afganistan, lidhur me sulmet kufitare.
Islamamabadi i ka fajësuar militantët islamikë për operacionet e kryera në anën afgane.
Vëzhguesit i shohin dëbimet si mënyrë për t’iu bërë presion talibanëve që të marrin vendime kundër militantëve afër kufirit.