Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se fokusi duhet të jetë kah ekonomia, që komuniteteve në Kosovë t’iu mundësohet që vetë të ndërtojnë shtëpi.

Ai ka deklaruar të martën se 3500 persona kanë aplikuar për të përfituar nga nisma e Qeverisë në zhvillimin ekonomik të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Sipas Rashiqit, dikasteri që ai udhëheq ka arritur nivelin më të lartë të transparencës.

“Për herë të parë në histori të Ministrisë kemi arritur një nivel të madh të transparencës. Kemi pasur 3500 aplikues. Në muajin maj kemi arritur edhe një fond shtesë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, e që sipas mendimit tim është i nevojshëm. Ne kemi arritur që në mënyrë praktike të jemi afër njerëzve e të bashkohemi me njerëz”, ka thënë ai në një organizim të Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas Rashiqit, zhvillimi ekonomik duhet jetë kyç si komponent te komunitetet.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë ndarë tre milionë euro në buxhetin e rezervuar për komunitetet joshumicë. Ai ka thënë se janë të angazhuar për komunitetet edhe nëpërmjet qeverisjes lokale.

The post Rashiq: Jemi të fokusuar kah zhvillimi ekonomik appeared first on KosovaNews.

administrator

Related Articles