
Policia e Kosovës u pa duke i arrestuar disa prej anëtarëve të kësaj partie, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, përfshirë Nol Nushin.
Duke folur para se protesta të përshkallëzonte, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se u mblodhën përballë hotelin për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilovës në Kosovë.
“Sa herë që kemi qenë më afër Serbisë dhe marrëveshjeve të këqija me Serbinë, ka pasur përndjekje të UÇK-së. Gjykata e ka në mandat ta ndjekë vetëm UCK-në, është më e keqe se njëetnike. Ne duhet dhe do ta pengojmë këtë takim. Takimi ka filluar ndërsa ne e vazhdojmë protestën”, tha Molliqaj.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Ky lajm është duke u përditësuar