Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit shtator ka shqiptuar mbi 6 mijë gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 69 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Sipas njoftimit të policisë, po ashtu brenda një muaji, 45 shoferëve u është vazhduar masa mbrojtëse pas sanksioneve të mëhershme.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve, sipas policisë janë: Tejkalim i shpejtësisë, 1562 gjoba; Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 894 gjoba; Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 374 gjoba; Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit, 358 gjoba; Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 318 gjoba; Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 214 gjoba; Tejkalim në vijë të plotë, 30 gjobë; Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 17 gjoba; Mosrespektim i urdhrit të policit, 11 gjoba; Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 6 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 12 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 5 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa helmet; 2 gjoba; Të tjera, 2292 gjoba.

Ndërsa, sipas policisë, janë raportuar 146 aksidente, prej tyre: aksidente me lëndime, 73 persona të lënduar, Aksidente me dëme materiale, 73.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Policia: Vetëm në rajonin e Ferizajt, 6 mijë gjoba për një muaj appeared first on KosovaNews.

administrator

Related Articles