Policia: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat
Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kërkesën e qytetarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato kosovare.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, duke theksuar se me këtë kërkesë u janë drejtuar qindra qytetarë.

“Pres që shpejt të marrim përgjigje nga MPB-ja. Presim një përgjigje pozitive”, ka thënë Elshani.

Bëhet fjalë për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës, si KM (Mitrovica), GL (Gjilan), PR (Prishtina) e kështu me radhë.

Çështja e targave ishte ajo që shkaktoi një sërë krizash në veri të Kosovës.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit të kaluar u ngritën barrikada për shkak të kësaj çështjeje. Më pas, në nëntor, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri për shkak se ishte suspenduar drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës nga tetori i vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli 2023 të lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me targa RKS.

Veton Elshani ka sqaruar se Policia e Kosovës nuk ka shqiptuar gjoba për qytetarët pas skadimit të afatit për riregjistrim për shkak se ka qenë “çështje politike”, dhe rikujton se procesi i riregjistrimit është pezulluar.

“Tani e kemi përsëritur kërkesën, nëse ka mundësi të përsëritet (procesi i riregjistrimit)”, shton ai.

Më 23 nëntor 2022, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve,Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas asaj marrëveshjeje, Serbia pranoi të mos lëshonte targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga plani i riregjistrimit, i cili parashikonte afate specifike, paralajmërime dhe gjoba.

 

Targat sërish problem ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Petkoviq: Targat KM ende në qarkullim, por nuk do të lëshohen të reja
Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

 

Megjithatë, të dy palët më vonë e interpretuan ndryshe këtë marrëveshje.

Më 6 dhjetor 2022, Qeveria e Serbisë miratoi një dekret, në bazë të të cilit automjetet me targa KM lejohen të lëvizin pa etiketë regjistrimi, përkatësisht atyre u duhet vetëm t’u tregojnë zyrtarëve një policë sigurimi dhe një certifikatë kontrolli teknik.

Prishtina zyrtare e interpretoi këtë hap të Beogradit si rinovim të regjistrimit me arsyetimin se bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit. Kështu, autoritetet e Kosovës ndaluan lëvizjen e automjeteve me targa KM në veri, të cilat ishin regjistruar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në nëntor të vitit 2022.

 

administrator

Related Articles