Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFM-së ka marrë vendimin e tij, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen Bashkimi-Kamenica Sasa, shkruan Open-TV.
Klubi i Bashkimit nga Kumanova është dënuar me dy ndeshje jashtë Kumanovës dhe me të holla prej 2500 euro, njoftojnë nga klubi kumanovarë.
Postimi i plotë:
“LAJMI I FUNDIT
Nga ana e Komisionit te Disciplines denon K.F.BASHKIMIN ne lidhje me incidentin e ndodhur ne ndeshjen kunder K.F. Sasa me:
– dy ndeshje ne teren mbi 100 km dhe
– 2500 euro”, thuhet në njoftim.
Kështu KF Bashkimi ndeshjen e ardhshme kundër Kozhuvit do ta luaj 100 km larg Kumanovës. (Open-TV)
The post Pas incidentit në Kumanovë, ja sa dënohet KF Bashkimi appeared first on Open-Tv.