Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë e cila e lidh këtë lokacion me Memorialin e Reçakut në Shtime .

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu i cili tha se kjo u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës e që ka vlerë 370 mijë euro.

‘’Dëshmorët e veteranët tanë janë flamurtarët e lavdisë së popullit tonë dhe heroizmi i tyre i pashoq ka qenë vendimtar për lirinë tonë që e gëzojmë sot e mot. Përkujdesja për vlerat e luftës është obligim yni qytetar, moral, kombëtar e institucional dhe ne do ta implementojmë misionin e tyre’’ tha Aliu.

The post Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Kullën e Lirisë me Memorialin e Reçakut, në vlerë 370 mijë euro appeared first on KosovaNews.

administrator

Related Articles