Sot, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë, kanë lokalizuar mbetjet mortore të një individi në lagjen Matiçan në Prishtinë, të cilat dyshohet se i takojnë kohës së luftës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një shënimi në Facebook.

Ajo thotë se mbetjet skeletore do të dërgohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit.

“Në vendin e njëjtë gjatë muajit maj në të njëjtin vend ishin gjetur mbetjet mortore edhe të një individi”, ka shtuar Haxhiu.

Ndërsa sot gjatë tërë ditës kanë vazhduar gërmimet në Bishtazhin të Gjakovës.

Një ditë më parë janë identifikuar mbetje mortore në këtë lokacion që mendohet se i takojnë luftës së fundit.

The post Ministrja Haxhiu: Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se i takojnë luftës së fundit appeared first on KosovaNews.

administrator

Related Articles