Nuk janë të rralla rastet kur të moshuarit pjesën mbase më të vështirë të jetës, por gjithsesi të bukur, iu duhet ta kalojnë në vetmi.
Kështu ka ndodhur edhe me Tahir Spahiun, i cili jeton i vetëm dhe përballet me këtë sfidë të vërtetë.
Në një paraqitje në rubrikën “Tregime nga katuni”, prodhim i lajmi.net, ai tregoi rrjedhën e një përditshmërie, ndërsa pashmangshëm foli edhe për gjendjen aktuale.
Sipas tij, është tejet e vështirë të jetosh i vetëm. Madje, thotë se nganjëherë edhe i lutet Zotit që t’ia marrë shpirtin.
“Nganjëherë them, more Zot merrma shpirtin. Ndërmjet katër mureve, vetë”, shtoi ai mes lotësh.
Veç kësaj, ai komentoi dallimin mes jetesës në të kaluarën dhe atë të së tashmes.
Një video emocionuese, e kthyer tashmë në virale edhe në platformat tona sociale.
Se çka tha konkretisht Spahiu, ndiqeni storien e plotë.
The post “Kaniherë tham more Zot merrma shpirtin. Ndërmjet katër mureve vet”, Tahir Spahiu mes lotësh flet për jetën e vështirë appeared first on Open-Tv.