Gjilan – Janë bërë 13 vite që kur familjarët, nxënësit e qytetarët ishin ndarë nga ikona e futbollit të qytetit të Gjilanit, Kemajl Halimi-Raci. Halimi karrierën futbollistike e kishte filluar si 11 vjeçar në të gjitha kategoritë e C,Zvezdes së Gjilanit, duke paralajmëruar se futbollit gjilanas po i lind nje ikone e futbollit.
Trajnerët e vërejnë menjëherë talentin e Kemajl Halimit, dhe ai arrine të debuton në moshën 16 vjeçare në skuadrën e pare të C,Zvezdes, qe në atë kohe ishte shume vështire qe nje shaiptare në këte moshe të ietë ardhmëri e futbollit të ati klubi. Kemajl Halimi plot 10 vite ishte alo e djathtë e pa zëvendësueshme, i cili me shpejtesine, driblingun, pasimet dhe nuhatjen te cilën e kishte për gol, u bë ‘idhull’ i shume tifozëve anembanë fushave te Kosoves.
Edhe pse kishte oferta të pa numërta Halimi i mbeti besnik futbollit te qytetit te tij, por në vitin 1966-67, Halimi per nje kampionat ishte pjese e KF Remont te Mitrovices. Halimi në vitin 1964-65 kishte mbrojtur ngjyrat e Perfagësueses së Kosoves (Junior), ku ishte njeri nder futbollistet më të mire të gjenerates së tij.
Halimi ishte ‘vershuar’ nga ofertat e shume klubeve te ish-Jugosllavise, siç ishin: Vojvodina e Novi Sadit, Radniqki i Kragujevcit, Vardari i Shkupit e Slloboda e Tuzlles, por per shkak te shkollimit, gjendjes familjare dhe dashurisë ndaj futbollit gjilanas, Kemajl Halimi-Raci i kishte refuzuar këto skuadra te cilat bënin gara në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. Kemaj| Halimi-Raci ishte nje pedagog i jashtezakonshëm, i dashur e i respektuar nga nxenèsit e tij.
Ai kishte mbaruar Fakultetin e Kultures Ai kishte mbaruar Fakultetin e Kulturës Fizike në Bosnje Hercegovine, i cili më pas tërë diturin e dhuroi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku nga kjo shkolle prodhoi shumë talent te futbollit te cilët më vonë u bën futbollist të shquar jo vetëm në Gjilan por edhe në Rajon.
Me te perfunduar karrieren, Raci – siç e therrisnin te gjithe, nuk dëshironte te jetonte pa lojën e futbollit, dhe në vitin 1984-85 përfundon Shkollën e Larte për trajner me noten më te larte në Sarajevë. Raci si trajner dha nje kontribut të madh, ai që nga viti 1974 gjerë në vitin 1987 ishte trajner në C,Zvezda të Gjilanit, duke arritur rezultate kulminante dhe duke sjellur talenta te shumte në futboll.
Më vonë, duke e pare se KF Drita e cila garonte në Ligën e Dyte të Kosoves dhe po bënte përpjekjet e saja me nje grup intelektual qe të mobilizohen, Halimi merr timonin e skuadres si trajner në vitin 1987, duke e shpallur kampion të Ligës Dyte dhe duke e inkuadruar në Ligën e Parë të futbollit të Kosoves – që ishte një sukses shume i madh duke i ditur rrethanat e kohës.
Kur pushteti serb kishte larguar me dhunë futbollistët nga fushat e blerta të futbollit dhe gjithçka ishte nën okupim, në vitin 1990, profesori, futbollisti e trajneri Kemajl Halimi – Raci ishte njëri ndër të parët që kundershtuan këto masa të dhunshme duke ngrit zerin për pa-drejtësite qe po ju bëheshin popullit e futbollistëve shaiptarë. Raci me tërë qenien e tij inkuadrohet gjate viteve të 90-ta, për te mos lejuar që futbolli i Kosoves të shuhet. Ai përzgjidhet si Perzgjedhës i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja dhe si Anëtar i Këshillit Profesional te trainerëve te Kosoves.
Për trainerin Raci ofertat nuk kishin të ndalur, në stinorin 1992-93, si trajner udhëheq KF Mërgimi (Milano) nga Kumanova, ndërsa në stinorin 1993-94 drejton KFBashkimin e Kumanoves.I dashuruar në qytetin e tij Gjilanin e popullin e Kosoves, Raci nga viti 1996 deri në vitin 2000, në kohët më të vështira drejton KF Gjilani’95, ndërsa nga viti 2000- 2004 drejton “bardh e kaltërtit” e KF Drita. Raci një kohe te gjatë drejtoi Shkollën e Futbollit të KFDrita gjate drejtoi Shkollen e Futbollit te KF Drita, ku numëronin shumë futbollist të rinje te cilët fillonin hapat e pare të futbollit tek kjo skuadër. Qyteti i Gjilanit, futbolli i Kosoves u nda nga futbollisti, profesori e trajneri Kemajl Halimi – Raci në vitin 2010.
Raci, nje gjysmë shekulli ia kushtoi futbollit dhe edukimit te brezave te rinje. Sot rrugës së gjyshit të tij me hapa te sigurt dhe me plot krenari ështe duke shkuar talenti i madh i futbollit, 9 vjeçari Ledri Halimi. Trajneri i mirënjohur Raci shpesh here thoshte – “Ne jemi një popull shume i talentuar me shumë perspektive e ardhmëria në futbollit, vetëm duhet te punohet ne mënyre profesionale e me njerëz profesionist me kategorite e reja për t’ju dhëne A,B,C e futbollit, nëse kjo gje bëhet siq duhet atëhere kurre nuk do të mungojnë rezultatet”. Qyteti i Gjilanit e futbollit i Kosoves duhet te jete krenar që në mesin tonë ishte nje njeri siç ishte futbollisti, profesori e trajneri – Kemajl Halimi-Raci.
The post IN MEMORIAM 1949-2010, Kemajl Halimi-Raci, ikona e futbollit gjilanas..! appeared first on Open-Tv.