Diskutimet e sotme në Kuvendin e Kosovës kanë nxitur përplasje edhe të mëtejme mes deputetëve të pozitës e opozitës, duke i reaguar njëri-tjetrit me deklarata.

Për atë që u tha gjatë senacës ka reaguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili ka akuzuar kolegun e tij nga LDK, Anton Quni, se është larguar nga FSK-ja pasi që nuk e ka kaluar verifikimin e NATO-s.

Kjo sipas tij, ishte edhe kushti  kryesor për të qenë oficer në ushtrinë e Kosovës, mirëpo që Quni nuk e ka kaluar.

“Antoni Quni ka qenë i larguar nga FSK-ja sepse nuk e ka kaluar verifikimin që na e ka bërë NATO. Ky ka qenë kushti kryesor për të qenë oficer i denjë i FSK-së, prandaj kur flet për ndershmëri e moral, është mirë ta ketë parasysh edhe këtë”, ka shkruar në reagimin e tij deputeti Dugolli.

The post Dugolli ia kujton Qunit: Po na flet për moral, nuk e ke kaluar verifikimin e NATO-s për t’u bërë oficer appeared first on KosovaNews.

administrator

Related Articles